Kërcënim me bombë në aeroportin e Shtutgartit

12:39 | 19 Qershor 2017
Arbresh.info

Kërcënimi ishte marrë seriozisht pas një zënke në mes të dy pasagjerëve, duke e akuzuar njëri-tjetrin për planifikimin e një sulmi mbi aeroplan.
Rreziku nga kërcënimi me bombë u njoftua të dielën në aeroportin e Shtutgartit, shkruan “Bild”, përcjell Albinfo.ch.

Bëhet fjalë për aeroplanin e kompanisë ajrore “Bullgaria Air”, i cili po transportonte 180 pasagjerë në qytetin bullgar të Varnës.

Kërcënimi ishte marrë seriozisht pas një zënke në mes të dy pasagjerëve, duke e akuzuar njëri-tjetrin për planifikimin e një sulmi mbi aeroplan. Ekuipazhi e ka marrë seriozisht dhe menjëherë i informoi autoritetet. Të gjitha fluturimet e planifikuara nga dhe në aeroport menjëherë ishin ndalur.

Pasoi një inspektim i hollësishëm i bagazheve të avionit, i bërë nga qentë. Në bord gjatë ditës ishte realizuar fluturimi për në Varna.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme