Google ADS

Kundërshtarët e mundshëm të Trepçës ’89 dhe Prishtinës

11:08 | 19 Qershor 2017
Arbresh.info

Trepça ’89, FC Prishtina, Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) dhe e gjithë Kosova sot sytë do t’i kenë kah Nyoni i Zvicrës, ku UEFA do ta tërheqë shortin për përcaktimin e çifteve të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve dhe të Europa Leagues.

Shorti nis tërheqjen në ora 13:00.

Kjo pasi në short do të përfshihen për herë të parë në histori edhe dy klube nga Kosova.

UEFA ua ka dërguar nga një shkresë kampiones dhe nënkampiones së Kosovës, përmes së cilave u ka uruar mirëseardhje në garat e saj, e po ashtu u ka dëshiruar suksese.

Përmes shkresave, shtëpia e futbollit evropian ka konfirmuar se Trepça ’89 dhe FC Prishtina kanë plotësuar kriteret e përcaktuara për pjesëmarrje në fazën kualifikuese për gara evropiane.

Trepça ’89, si kampione aktuale e Kosovës, do të startojë nga rrethi i parë i fazës kualifikuese për Ligën e Kampionëve.

Kurse, klubi më me histori në futbollin kosovar, FC Prishtina, si nënkampione e sezonit të fundit, do të startoj prej rrethit të parë të fazës eliminatore të Europa Leagues.

Kundërshtarët e mundshëm të Trepçës ’89

The New Saints (WAL)

Linfield (NIR)

Víkingur (FRO)

Hibernians (MLT)

FC Santa Coloma (AND)

Kundërshtarët e mundshëm të Prishtinës

cats

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme