Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka thënë sot se mos anëtarësimi i Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara po e bënë të pamundur që kjo organizatë të njoh faktin se dhuna seksuale është përdorur si një mjet lufte dhe krimi në Kosovë.
Jahjaga e tha këtë në konferencën “Drejtësia e vonuar – drejtësi e mohuar: Stërzgjatja e procesit për njohjen dhe verifikimin e statusit për të mbijetuarit e luftës në Kosovë”, shkruan arbresh.info.
Ajo shtoi se institucionet e Kosovës duhet të punojnë shumë që kjo çështje të vihet jashtë dhe përtej politikës dhe të jetë imune ndaj saj, shkruan arbresh.info.
“Njohja e statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë është vetëm njëra nga hallkat e rëndësishme për të dhënë drejtësi për këto viktima. Dënimi i kryesve është pjesë kruciale e gjithë këtij procesi. Mungesa e vullnetit politik të Beogradit për të dhënë para drejtësisë ata kriminelë janë pengesa shumë të mëdha në përpjekjet tona për të dhënë drejtësi për mbi 20 mijë gra e burra që u bënë viktima të dhunës seksuale në luftën e fundit”, ka thënë Jahjaga./Arbresh.info.
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1453034318094989/
Hasani takon homologun austriak, diskutojnë për lidhjen e fo...
Mustafa kujton babain Xhemailin, 24 vjet pas vrasjes: Ai ënd...
Në 24-vjetorin e vrasjes, Osmani kujton Xhemail Mustafën si ...
Ancelotti për Mbappen: Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër
Çfarë është “Oreshnik”, raketa më e fuqishme që Rusia ka për...
Arrestohen 19 persona në Prizren, për bixhoz e skema piramid...