Trepça ’89, FC Prishtina, Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) dhe e gjithë Kosova sot sytë do t’i kenë kah Nyoni i Zvicrës, ku UEFA do ta tërheqë shortin për përcaktimin e çifteve të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve dhe të Europa Leagues.
Shorti nis tërheqjen në ora 12:00.
Kjo pasi në short do të përfshihen për herë të parë në histori edhe dy klube nga Kosova.
UEFA ua ka dërguar nga një shkresë kampiones dhe nënkampiones së Kosovës, përmes së cilave u ka uruar mirëseardhje në garat e saj, e po ashtu u ka dëshiruar suksese.
Përmes shkresave, shtëpia e futbollit evropian ka konfirmuar se Trepça ’89 dhe FC Prishtina kanë plotësuar kriteret e përcaktuara për pjesëmarrje në fazën kualifikuese për gara evropiane.
Trepça ’89, si kampione aktuale e Kosovës, do të startojë nga rrethi i parë i fazës kualifikuese për Ligën e Kampionëve.
Kurse, klubi më me histori në futbollin kosovar, FC Prishtina, si nënkampione e sezonit të fundit, do të startoj prej rrethit të parë të fazës eliminatore të Europa Leagues.
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën