Mund të mendoni se jeta juaj do të ishte më e lehtë dhe më e lumtur nëse do të kishit shënuar më shumë pikë në test të inteligjencës. Megjithatë, kjo nuk është aspak e vërtetë, pasi që inteligjenca e lartë mund të shndërrohet shumë shpejt edhe në mallkim.
Më shumë mendoni sesa që ndjeni
Marcus Geduld, përdorues i Quora, thotë se në përgjithësi i kupton shumë mirë emocionet e veta dhe mund t’ju tregojë njerëzve për to – por asnjëherë nuk ndjen lehtësim nëse i shprehë.
Ky është problem mjaft i zakonshëm për njerëzit e mençur. Personat më pak të artikuluar përpiqen t’i largojnë ndjenjat e këqija përmes forcës fizike. Bërtasin, godasin, vrapojnë, kërcejnë… Por, kur njerëzit e mençur përpiqen t’i largojnë ndjenjat e këqija përmes fjalëve, ata përfundojnë me të njëjtat ndjenja që i kanë pasur.
Mundeni që asnjëherë të mos ia dini vlerën punës së vështirë
Një numër i madh i njerëzve tregojnë se si njerëzit inteligjentë kanë ndjesinë se çdo pune mund t’ia hedhin me më pak punë se kolegët. Por, një nivel i lartë i inteligjencës nuk shpin direkt te suksesi, dhe njerëzit me inteligjencë të lartë munden që asnjëherë të mos e zhvillojnë këmbëngulësinë që nevojitet për të shënuar sukses.
Sipas Kent Fung, inteligjenca bëhet një problem për ata që e zbulojnë këtë në fazat e hershme të jetës, pasi që fillojnë të ndjehen se nuk kanë nevojë të punojnë aq shumë dhe kësisoj nuk krijojnë një etikë të fortë pune. /arbresh.info/
Biden takon liderët e Koresë së Jugut dhe Japonisë
Kurti në 25-vjetorin e BQK-së: Duke kujtuar të kaluarën, men...
Abdixhiku në Podujevë: Bashkë me ju, ne do ta sjellim ndrysh...
Autoritetet zvicerane iu dalin “hak” huliganëve ...
Kosova dominon në Bukuresht, por nuk ka gola pas pjesës së p...
Kuvendi me sqarim për kontratën e re për pastrim dhe mirëmba...