Parfumi është një produkt i padukshëm në pamje të parë, por pa diskutim një prej atyre gjërave më përcaktuese të stilit të një personi.
E keni pyetur veten pse na pëlqen një parfum? Ndoshta sepse na kujton diçka. Ndoshta sepse na përfaqëson, na shpreh, na plotëson.
E vështirë përgjigjja.
Shqisa e të nuhaturit është ajo që ka ndërhyrje të menjëhershme te kujtesa jonë, tek emocionet e njeriut dhe psikologjia e tij. Por e dini cilat janë sekretet e njerëzve që duken të parfumosur nga koka deri te këmbët ?
Më poshtë janë pesë sekrete bukurie që do ju ndihmojnë që parfumi juaj të zgjasë deri ditën tjetër:
– Në qoftë se doni që parfumi juaj të qëndrojë sa më gjatë, duhet t’i kushtoni rëndësi një detaji të rëndësishëm siç është hidratimi i lëkurës. Pasi bëni dush, mos harroni të lyeni trupin me krem hidratues. Hidratimi është shumë i rëndësishëm pasi nuk lejon lëkurën të thahet dhe të përthithë parfumin.
– Që parfumi juaj të zgjasë sa më gjatë, duhet ta hidhni atë jo vetëm tek kyçet e duarve dhe qafa, por dhe në zona të tjera të ndjeshme të trupit si pjesa pas gjunjve, kërthiza dhe mbrapa veshëve. Venat që gjenden afër veshit dhe pas gjunjëve krijojnë nxehtësi duke e bërë aromën e parfumit më të fortë. Kurse aplikimi i parfumit tek kërthiza e hidraton atë dhe sjell baraspeshën e duhur që aroma të zgjasë më shumë.
– Në përgjithësi shumë femra fërkojnë pjesën e brendshme të kyçeve kur hedhin parfum. Shmangeni këtë veprim pasi shpërbën dhe avullon molekulat e parfumit. Si rrjedhojë aroma nuk do të qëndrojë gjatë në trupin tuaj.
– Në qoftë se doni që parfumi juaj të zgjasë gjatë, kushtojini vëmendje ruajtjes së tij. Nëse parfumi lihet në tualet ai ndryshon aromën pasi avulli i dushit dhe lagështira çojnë deri në avullimin e tij. Këshillohet ta ruani në frigorifer ose në ndonjë kënd të dhomës suaj ku është i mbrojtur nga veprimi i agjentëve të jashtëm, siç është dielli.
– Ndoshta mund ta keni bërë shkarazi, por ekspertët e industrisë së rekomandojnë të spruconi pak parfum dhe mbi flokë. Distanca nuk duhet t’i kalojë të 30 cm-at, ose mund ta bëni duke ulur kokën poshtë. Kështu do të ndjeni aromën tuaj të preferuar në të gjithë trupin./arbresh.info/
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?
A është tradhtia një sëmundje apo një zgjedhje?