Milani është në bisedime me Yevhen Konoplyankan, i cili nuk ka vend në skuadrën e Schalkes.
Sipas Estadio Deportivo, bisedimet tashmë janë në një fazë të përparuar për transferimin e 27-vjeçarit në San Siro.
Anësori ukrainas iu bashkua Sevillas si lojtar i lirë nga Dnipro në vitin 2015 dhe shënoi tetë gola në 52 paraqitje me andaluzianët.
Ai u huazua te Schalke me detyrim blerjeje për 14 milionë euro, mirëpo atje ka luajtur vetëm në pesë ndeshje nga fillimi.
Konoplyanka i prishi raportet me ish-trajnerin Markus Weinzerl, të cilin e kishte quajtur frikacak.
Sidoqoftë, ai ia doli t’i shënonte gjashtë gola dhe të prodhonte dy asistime në 27 ndeshje me klubin gjerman.
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...
Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat
Atletico Madrid deklason Spartan e Rrahmanit dhe Krasniqit
Bayern – PSG, publikohen formacionet zyrtare