Pamela Anderson për May: Kryeministrja më e keqe në histori

01:06 | 19 Qershor 2017
Trina Galanxhi

Aktorja e njohur, Pamela Anderson ka dhënë mendimin e saj për kryeministren e Britanisë, Theresa May nëpërmjet një shkrimi në faqen e saj online.

Ajo e filloi që nga Julian, një burrë që u arrestua para 7 vitesh pasi kërkonte të tregonte viktimat që u vranë në Irak.

“Julian ka qëndruar në një dhomë të vogël për 5 vite, dhe tani prej dy vitesh qëndron në arrest shtëpie. Ai e fitoi cështjen e tij kundër Suedisë. Të gjitha justifikmet janë zhudkuar dhe nuk ka më arsye përse ai të mos jetë i lirë.

Por Theresa May, që e mbajti të burgosur në ambasadë për 5 vite refuzon që ta lejojë të largohet. Theresa May, që është drejt fundit të saj. Theresa may, që nuk do ti jepte dorën viktimave të zjarrit në Grenfell. Që nuk kujdeset për njerëzit e varfër. Që nuk kujdeset për drejtësi dhe paqe. Që nuk kujdeset për Julian. Kryeministrja më e keqe në histori,” – shkruajti 49-vjecarja.

Pamela është e njohur për faktin se nuk heziton të shprehë mendimin e saj, qoftë ai në kundërshtim me lider botërorë. Prandaj ajo tregoi hapur në faqen e saj online ku edhe ka fondacion për njerëzit në nevojë, se May nuk është aspak e denjë për postin që ka.

Mendohet se u frymëzua për të bërë këtë shkrim nga vizita që i bëri kryeministrja viktimave të zjarrit në kullën Grenfell në Londër.

Të ngjashme