Pikat e bardha ose të verdha që ngrihen në sipërfaqen e lëkurës, zakonisht në zonën e syve prekin disa njerëz. Kjo gjendje e lëkurës është e njohur ndryshe me termin “pikat e qumështit” dhe faktori kryesor i krijimit të tyre është keratina e bllokuar nën lëkurë.
Edhe pse beninje, kjo gjendje e lëkurës është shumë e vështirë për t’u hequr dhe mund të shfaqet edhe tek foshnjet gjithashtu. Faktorët kryesorë që ndikojnë në formimin e tyre janë ekspozimi i tepërt në diell, djegiet, ashpërsia e lëkurës, përdorimi i kremërave steroide, etj.
Ja çfarë duhet të bëbni për t’i trajtuar këto pika në shtëpi: Lëng limoni me sheqer:
përzieni 2 lugë çaji sheqer me lëngun e gjysmë kokrre limoni dhe 1 lugë çaji vaj kokosi. Limonët kanë veti antioksidante dhe kanë fuqi në trajtimin e këtij problemi. Aplikojeni në fytyrë lehtë dhe lëreni të veprojë për gjysmë ore. Mjaltë i papërpunuar: mjalti është përdorur për mijëra vjet si një ilaç i mahnitshëm. Ai përshpejton proçesin e shërimit dhe heq lagështinë e lëkurës duke shtresuar shtresat e jashtme të lëkurës dhe duke stimuluar daljen e lëkurës së re. Hiqni tualetin (make up-in): çdo natë para se të shkoni të flini duhet të hiqni tualetin dhe të pastroni fytyrën nga të gjitha papastërtitë.
Mbeturinat dhe kimikatet e lëna në fytyrë gjatë gjitha natës mund të ndikojnë në shfaqjen e problemeve të ndryshme të lëkurës. Qëndroni në hije: mos u ekspozoni ndaj rrezeve të dëmshme të diellit, veçanërisht nëse lëkura juaj është shumë e ndjeshme. Përdorni krem kundra diellit dhe vendosni syze.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...