Premtimet e pambajtura të kryeministrit Rama, gjatë mandatit të tij të parë qeverisës ishin kryefjala e Lulzim Bashës gjatë takimit në Korçë me studentë dhe të rinj, që sipas tij nuk kishin asnjë të ardhme, pasi janë lënë pa punë.
Basha foli për rritjen dhe jo uljen e taksave, por dhe për çmimet e energjisë dhe naftës.
“Katër vite kanë kaluar qëkur Edi Rama premtoi 300 mijë vende pune. Premtoi uljen e taksave për 97% të shqiptarëve. Premtoi uljen e çmimit të energjisë, naftës dhe subvencionet për fermerët. Premtoi kushte më të mira dhe tarifa më të ulëta për studentët. Kjo janë të vërtetat tuaja, të vërtetat e çdo shqiptari. Ekonomia është në një gropë totale”, u shpreh Basha.
Basha u sqaroi të rinjve korçarë, se programi i tij qeverisës, përveç uljes së taksave kishte edhe një prioritet që lidhet me stazhin e studentëve, që përveç rritjes profesionale do shoqërohet edhe me një pagesë.
“Më 25 qershor nisim planin për uljen e taksave që do të rrisë punësimin. Do të rrisë mundësinë për zhvillim ekonomik. Sëbashku me komponentë të tjerë të këtij plani që do të funksionojnë të gjithë bashkë. I tillë është edhe plani për stazhet e punës. 10 mijë stazhe pune në vit, një vjeçare të paguara me 200 mijë lekë të vjetra çdo muaj për çdo të ri që aplikon dhe fiton një stazh pune , i cili do të jetë në bazë të meritës dhe rezultateve në Universitet”, tha Basha.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...