Vazhdojnë vonesat për revitalizimin e Urës së Ibrit (VIDEO)

22:07 | 18 Qershor 2017
Arbresh.info

Tri vjet më parë, serbët e kishin shndërruar urën e Ibrit në park, me qëllim që ta pengojnë qarkullimin në mes pjesës jugore dhe asaj veriore të Mitrovicës, njofton Klan Kosova.

Pas vite të negociatave parku u hoq, por ende ura nuk po e kryen funksionin e saj të plotë, ku mbi të nuk mund të qarkullojnë automjetet.

Derisa në pjesën jugore janë përfunduar punimet për revitalizimin e urës të financuar nga Bashkimi Evropian, në atë veriore punimet janë ndalur.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme