Ish-kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi, vazhdon të mbetet në koma të thellë, nën kujdesin e mjekëve në spitalin “Dr. Osman Mazhar” në Stamboll.
Këtë e ka bërë të ditur Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës në Turqi, Rrahim Morina, shkruan Gazeta Shneta.
Ai ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme e ka vizituar Rexhepin në spital ku është njoftuar me gjendjen e tij.
“Ish kryeministri ende vazhdon të jetë në gjendje kome të thellë dhe nën kujdesin permanent të mjekëve. Me këtë rast e falemnderoj drejtorin e spitalit dhe mjekët për kujdesin që po tregojnë”, ka deklaruar Morina.
Ai ka shtuar se Konsullata do të vazhdojë ta përcjellë nga afër gjendjen e tij dhe mbetet në kontakt me mjekët dhe familjarët.
Rexhepi është hospitalizuar në Turqi, pas dështimit të rikuperimit nga mjekët në QKUK në Prishtinë.
Ai u operua nga neurokirurgu Arsim Morina, i cili tha se ndërhyrja ka qenë e suksesshme, por gjendja e Rexhepit nuk u përmirësua.
Madje sipas raportimeve, ai pati edhe gjakderdhje pas operacionit. Anëtari i Bordit të QKUK-së, Shemsi Veseli insistonte se ka qenë vet familja e Rexhepit që ka kërkuar operimin e tij në QKUK.
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës