Shqipëria po mendon për këtë trajner

20:50 | 18 Qershor 2017
Arbresh.info

Nëse presidenti i FSHF-së, Armand Duka, po mendon për një trajner italian për të ardhmen e përfaqësueses kuqezi, padyshim që një nga emrat më të njohur mes “të papunëve” është ai i Alberto Zaccheroni.

Ky i fundit, pasi ka drejtuar në vende të ndryshme në botë, është në kërkim të një sfide të re dhe është gati të pranojë oferta, por duhet të jenë intriguese për të, shkruan panorama.

“Propozimi duhet të jetë shumë intrigues, siç ishte ai i Japonisë, eksperienca më e bukur e jetës time. Dhe nuk është se shkova atje për paratë. Unë dhe të tjerët kemi ende për të dhënë”, shpjegoi trajneri për “La Gazzeta dello Sport”.

“Më mjaftojnë tre aspekte për të vazhduar: ide, pasion dhe vendosmëri. Jam 64 vjeç por eksperienca dhe profesionalizmi kanë rëndësi. Sigurisht mendoja se tani Capelo do të qëndronte me nipërit, Zeman e shoh të përqendruar dhe ka ato karakteristikat që po flisja më lart. Ndërsa Ranieri ka bërë surprizën e shekullit te Leicester”, vijoi ai.

Shumëkush mendon se një numër i madh trajnerësh janë plakur dhe duhet t’i lënë vendin të rinjve, por Zaccheroni e mendon ndryshe.

“Është rritur jetëgjatësia dhe tani po përditësohemi edhe ne. ‘Wyscout’ ka ndryshuar mënyrën tonë të punës, mund të shohim cilëndo ndeshje/ Ka shumë sisteme se si mund të përditësohesh me informacionet, më përpara vetëm duhet të shkoje vetë në stadium. Por këtë të fundit e bëj ende me djalin tim”, ishin fjalët e tij.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme