Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka marrë mbi 24 mijë vota vetëm në kryeqytet dhe fshatrat për rreth.
Sipas formularëve të rezultateve preliminare të publikuara në ueb-faqen e KQZ-së, Kurti ka marrë mbi 24.266 vota në Prishtinë.
I dyti më i votuari në këtë subjekt në kryeqytet është Shpend Ahmeti me mbi 19.960 vota, njofton Radio Televizioni i Kosovës.
Kurse, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka marrë mbi 8.918 vota, shkruan Insajderi.
Në publikimin e formularëve të KQZ-së nuk janë të numëruar votat me kusht, votat me postë dhe ato të personave me aftësi të kufizuara.
Kurti është kandidati me më së shumti vota të fituara në Prishtinë, derisa pas tij vjen kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, me 19 mijë vota. Pas tyre vijnë Avdullah Hoti i LDK-së me 15,009 vota të fituara dhe Kadri Veseli me 9768 vota të fituara.
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, shkak mungesa e k...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
Raportohet se dy persona nga Podujeva janë arrestuar nga Ser...