Ministria ruse e Punëve të Jashtme deklaroi sot se shprehte keqardhje për ndryshimin e qëndrimit në politikën ndaj Kubës nga presidenti i ri amerikan, Donald Trump, një reminishencë sipas tij e retorikës së Luftës së Ftohtë
“Linja e re drejt Kubës njoftuar nga presidenti amerikan, Donald Trump na kujton retorikën tashmë të harruar të epokës së Luftës së Ftohtë”, deklaroi ministria në një komunikatë në faqen e saj në internet.Donald Trump theksoi të premten se do të rishikonte marrëveshjen e arritur nga paraardhësi Barack Obama, që parashikonte vendosjen e lidhjeve mes Kubës dhe SHBA-së duke premtuar në vend të saj një mbështje për kubanezët që kundërshtojnë qeverinë e Raul Castros.Moska theksoi se ndryshimi politik i Trump tregon se fjalimi anti-kuban është shumë i pranishëm.
Kjo mund të ngjallë keqardhje. Për ministrinë, lehtësimi i sanksioneve miratuar nën drejtimin e Barack Obamas ishte një vendim politik i menduar mirë ku nuk kishte pasur humbës përveç opozitarëve të Castros.Rusia rikonfirmoi solidaritetin e palëkundur me Kubën.Presidenti, Raul Castro zhvilloi një vizitë në Rusi në vitin 2015. Një vit më parë presidenti rus, Vladimir Poutine zhvilloi një vizitë në ishull gjatë një turneu në Amerikën Latine, ku u takua me presidentin Raoul Castro dhe shefin revolucionar Fidel Castro, i cili vdiq vitin e kaluar.
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë
Incidentet në takimin e Ramës me shqiptarët e Britanisë, një...