Google ADS

Enver Hoxhaj inspirohet nga Jurgen Habermas

14:10 | 18 Qershor 2017
Arbresh.info

E diela është dita kur njerëzit i përkushtohen aktiviteteve relaksuese.

Për Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Profesorin e Shkencave Politike, Enver Hoxhajn, duket se relaks nënkupton edhe leximi i veprave të rëndësishme teorike.

Sot ai ka zgjedhur ta lexojë një ese të filozofit dhe teoricienit të famshëm social, Jurgen Habermas, me titull: Zur Verfassung Europas (Mbi Kushtetutën e Europës).

“Pas një jave të lodhshme me shumë aktivitete politike, relaksimi më i mirë për mua është leximi i filozofisë gjermane. Në kërkim të kuptimit të Evropës, politikës dhe jetës, këto ditë ia kam kushtuar leximit të filozofit tim të preferuar Jürgen Habermas, gjë që më ka ndihmuar të çlodhem dhe të motivohem për të vazhduar tutje. EH”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme