“Isha e detyruar të tërhiqem. Në një moment kuptova se nuk e di as kush jam dhe kujt i takoj, andaj më është dashur të pauzoj”, tha Cameron.
Gwyneth Paltrow ftoi Cameron, por edhe koleget e saja Tory Burch, Mirandu Kerr dhe Nicole Richie që të flasin për lidhjet e tyre.
“Jam martuar në moshën 41-vjeçare. Më herët isha në lidhje, por nuk është njësoj sikur të jesh e martuar. Bashkëshorti është partner në jetë dhe në gjithçka”, ka thënë Diaz.
Cameron u martua me Benji Madden në vitin 2015, pas vetëm shtatë muaj qëndrimi në lidhje.
Ajo nuk ka dashur që të tregojë se kur do të kthehet para kamerave të filmit./Arbresh.info/