Në paradë merrte pjesë një delegacion nga Komuna e Greçit, apo Katundi siç quhet në arbërisht në provincën italiane të Aveninos
Në Manhatan të New Yorkut është zhvilluar sot “Parada Shqiptare”, aktiviteti ky i përvitshëm ku marrin pjesë mijëra shqiptaro-amerikanë.
Këtë vit, parada ka si temë arbëreshët dhe kulturën e tyre.
Parada shpalos kulturën shqiptare dhe shërben si një reklamë mjaft e efektshme që banorët e New Yorkut, turistët e shumtë të huaj që vizitojnë qytetin të njihen me vlerat shqiptare, raporton Zëri i Amerikës.
Meqenëse tema e këtij viti janë arbëreshët, në paradë merrte pjesë një delegacion nga Komuna e Greçit, apo Katundi siç quhet në arbërisht në provincën italiane të Aveninos.
Në këtë paradë, pjesëmarrës ishte edhe ish-kongresisti Joe Dioguardi, me një makinë klasike Cadilac, në të cilin kishte vendosur një portret të Nënë Terezës./albinfo.ch/
Olmo realizon golin e parë në Ligën e Kampionëve me Barcelon...
Rriten çmimet e vezëve, SHBA ka mungesë para festave
Si t’i manifestojmë gjërat pozitive në jetë?
Në këto vende është e ndaluar të vozitësh me xhaketë apo pal...
Pritet rritje e madhe e shitjeve të veturave elektrike
Ky lajm do t’i gëzojë fansat e PlayStation