Presidenti Vladimir Putin ka deklaruar se sanksionet e reja amerikane kundër Rusisë, nëse implementohen do të dëmtojnë marrëdhëniet dypalëshe.
“Sigurisht që na duhet të ndreqim disa gjëra, të marrim masa shtesë dhe t’u kushtojmë vëmendjen e duhur disa gjërave të tjera, por kjo nuk do të na çojë në një ngërç”, ka thënë Putin.
I cituar nga agjencia e lajmeve “Tass”, shefi i Kremlinit ka theksuar se, “kjo do të komplikojë më tej marrëdhëniet Rusi-SHBA dhe mendoj se do të jetë shumë e dëmshme”.
Të mërkurën, Senati amerikan miratoi me shumicë votash, 97 pro dhe 2 kundër, një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë, që pritet të jetë dhe përgjigjia më e forcë e Shteteve të Bashkuara ndaj ndërhyrjes së supozuar ruse në zgjedhjet presidenciale.
Presidenti rus ka thënë gjithashtu se është ende herët për të folur për masa reaguese nga ana e Moskës. “Më parë duhet të shohim se si e gjithë kjo do të procedojë. Ndaj është e parakohshme të flasim për kundërpërgjigje”, ka thënë Putin.
Po të mërkurën, Kremlini deklaroi se Moska do të përpiqet të shmangë një betejë të re sanksionesh me Perëndimin, edhe pse i sheh negativisht ato të Shteteve të Bashkuara.
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën