Në një hulumtim të bërë në rrjetet shoqërore, femrat vështirë kanë zbuluar se çka fshehin, mirëpo kur pas një kohe të hezitimit, megjithatë filluan të tregojnë, kanë zbuluar shumëçka që fshehin me shkathtësi nga partnerët e tyre.
Në vijim, 5 përgjigje më të shpeshta:
Nëse partnerja juaj ka pasur ndonjë dashnor më të mirë, me siguri nuk do t’jua zbulojë.
Shumica e femrave frikësohen që do të gjykohen për shkak të dëshirave të tyre seksuale, dëshirave për të eksperimentuar apo diçka krejtësisht tjetër, mirëpo disa femra thjesht nuk dëshirojnë t’ia zbulojnë këtë partnerit aktual, sepse mashkulli vazhdimisht do ta pyesë – a jam dashnor i mirë, a mund të jetë më i mirë se ish i dashuri? E këto pyetje femrat i irritojnë shumë.
Sado që të jenë të hapura në komunikim me partnerin e tyre, femrat megjithatë disa gjëra do t’i ndajnë vetëm me miket e veta.
Disa femra kanë zbuluar që kurrë me partnerin e tyre nuk do të ndanin sekretet të cilat ua kanë treguar miket.
Mbase pyetja tingëllon çuditshëm, mirëpo shumica e femrave nuk do t’ua zbulojnë partnerëve të vet se cilat rituale i praktikojnë në mënyrë që të duken ashtu të bukura.
Ato dëshirojnë t’i mbulojnë rrudhat e veta në fytyrë apo të metat e tjera dhe nuk do të zbulojnë se në cilën mënyrë u shkon kjo gjë për dore kjo gjë.
Nëse e pyetni partneren tuaj se a i ka zgjidhur të gjitha gjërat me ish të dashurin, do t’ju thotë po. Edhe pse mbase në vetvete ushqen akoma disa ndjenja, nuk do t’jua zbulojë në mënyrë që të mos e lëndojë parterin aktual.
Gjatë hulumtimit disa femra kanë zbuluar se si megjithatë partnerit aktual u kanë treguar se si ish i dashuri ka qenë “rasti i mirë” në mënyrë që partneri aktual të dijë që të angazhohet më shumë.
Shumica e femrave kanë zbuluar që me këto tema do të jenë shumë të kujdesshme, pa marrë parasysh se çfarë qëndrimi kanë pasur apo kanë ndaj ndonjë anëtari të familjes së tij.
Shkaku i kësaj është që nuk dëshirojnë që ai të sillet në atë gjendje që të detyrohet të zgjedhë midis atyre dhe asaj.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...