Alexis Sanchez ka ndrydhur kyçin e këmbës së tij në stërvitje dhe mund të mungoj në ndeshjen e parë të Kilit në kuadër të Kupës së Konfederatave kundër Kamerunit.
Trajneri i Kilit, Juan Antonio Pizzi ka thënë që sulmuesi i Arsenalit është lënduar në kyçin e këmbës së majtë gjatë stërvitje të enjten dhe që nga atëherë ka kryer vetëm stërvitje të lehta në palestër, transmeton portali arbresh.info.
Pizzi ka thënë se stafi i Kilit është “optimist nga imazhet që ne kemi parë, por ne kemi kuptuar dhe e dimë që lojtari ende ndjenë dhimbje, prandaj do të presim deri nesër për të vendosur nëse luan apo jo”
Kili mund të hap edicionin e tij në Kupën e Konfederatave pa dy lojtarë kyç.
Portieri Claudio Bravo nuk ka luajtur gjithashtu qysh pas lëndimit të tij në pulpë të këmbës në muajin prill dhe nuk është në dispozicion për ndeshjen e së dielës./arbresh.info
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...
Bislimi në takim me ministrin për Bashkimin Evropian të Polo...