Marshuesit në Madrid nxisin Spanjën të pranojë më shumë refugjatë

22:44 | 17 Qershor 2017
Trina Galanxhi

Disa mijëra persona kanë marshuar në Madrid për të nxitur qeverinë konservatore të Spanjës për të përmbushur premtimin e saj për të strehuar refugjatët e larguar nga lufta e Sirisë.

Edhe pse në temperatua të larta gati 40 gradë Celsius, protestuesit kanë kërkuar që për refugjatët të bëhet vend në Spanjë, transmeton portali arbresh.info

“Ne dëshirojmë t’i mirëpresim ata, mjaft me justifikime, s’ka më pengesa”, kanë thirrur protestuesit në rrugën Gran Via të kryeqytetit spanjoll.

Spanja ka marrë më pas se 10 për qind të refugjatëve që u zotua t’i pranojë deri në shtator.

Në shkurt, të paktën 160,000 njerëz marshuan në Barcelonë për të kërkuar që qeveria spanjolle të përmbushë angazhimin e saj ndaj refugjatëve./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme