Uji i ftohtë apo i vakët?! Ja cilin duhet ta pini në mëngjës

21:44 | 17 Qershor 2017
Trina Galanxhi

Disa njerëz nuk zgjohen dot nga shtrati pa e pirë një gotë ujë dhe pa e nuhatur aromën e kafes.

Të dy pijet konsiderohen të dobishme në mëngjes, sepse uji i ftohtë aktivizon dhe pastron sistemin tonë, ndërsa kafja shton energjinë e humbur, trasmeton portali arbresh.info

Megjithatë për të përfituar  siç duhet prej tyre, duhet të pini një gotë ujë të ngrohtë në mëngjes, në stomakun bosh.

Sipas shumë studimeve, uji i ngohtë sjell përfitime të mëdha shëndetësore dhe është mënyra më e mirë për të filluar ditën.

Uji i ngrohtë përmison lëvizjene  zorrëve dhe stimulon zorrët që të përmisojnë absorbimin e lëndës ushqyese në trup.

Një tjetër përfitim është se uji i ngrohtë në mëngjes lehtëson dhimbjet e fytit nga thëtsira dhe acarimi.

Uji i ngrohtë në mëngjes nxit qarkullimin e gjakut dhe sipas shkencës pirja e ujit të ngrohtë ngroh trupin nga brenda, ndërsa një përfitim tjetër është që mundëson edhe humbjen e peshës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme