Papës i qesh fytyra në takim me Merkelin

20:20 | 17 Qershor 2017
Trina Galanxhi

Papa Françesku është parë i qeshur dhe në disponim gjatë takimit me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Angela Merkel ka vizituar Vatikanin para samitit G20, ku pritet të diskutohet për ndryshimin e klimës, transmeton portali arbresh.info

Merkel ka theksuar se Papa e inkurajoi atë që të punonte për të ruajtur marrëveshjen e klimës së Parisit, pavarësisht tërheqjes së SHBA-ve.

Ajo shtoi se Ati i Shenjtë gjithashtu ka bërë thirrje për ‘shembjen e mureve’.

Takimi mes tyre ka zgjatur rreth 40 minuta.

Vatikani tha se bisedimet mes Atit të Shenjtë dhe Kancelares gjermane Angela Merkel, janë përqendruar në nevojën e bashkësisë ndërkombëtare për të luftuar varfërisë, urinë, terrorizmin dhe ndryshimet klimatike./Arbresh.info

papa papa1 papa2 papa3

24-trump-pope-awk-w1200-h630

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme