Santos: I besoj 100 për qind Cristiano Ronaldos

17:15 | 17 Qershor 2017
Arbresh Info

Trajneri i Portugalisë, Fernando Santos ka pretenduar se do t’i “vendoste duart e tij në zjarr” për sulmuesin Cristiano Ronaldo pas akuzave që ylli i Real Madridit ka mashtruar autoritet spanjolle rreth taksave.

Raportet e fundit nga mediat portugeze dhe ato në Spanjë sugjerojnë që 32-vjeçari dëshiron të largohet nga Bernabeu këtë verë, transmeton portali arbresh.info.

Lexo edhe: Agjenti i Cristiano Ronaldos në bisedime sekrete me gjigantin evropian

Fituesi i katërfishtë i Topit të Artë është akuzuar për mos kryerjen e obligimeve të tij në taksa, duke mos paguar rreth 13 milionë funta, gjë që ka zemëruar portugezin për shkak të mungesës së mbështetjes ndaj tij edhe nga drejtorët e Madridit.

Santos insiston që i gjithë fokusi është aktualisht në Kupën e Konfederatave, ku Portugalia do të luaj të dielën kundër Meksikës, dhe shton se Ronaldo duhet të vë të gjitha shqetësimet pas tij.

“E kam njohur atë për shumë vite”, u tha ai gazetarëve në Kazin. “Unë isha trajneri i tij i fundit në Portugali kur ai ishte një 18 vjeçar. Unë mund të vendos duart e mia në zjarr për karakterin e tij dhe ndershmërinë, si një lojtar dhe një atlet. Kjo është deklarata ime e qartë. I besoj atij 100 për qind si një atletë dhe një person”

Lexo edhe: Sa kushton superylli Cristiano Ronaldo?

“Ne jemi këtu për të përfaqësuar Portugalinë në Kupën e Konfederatave. Kam një pakt që nga fillimi me lojtarët e mi, të gjitha problemet personale që nuk janë në lidhje me skuadrën të qëndrojnë jashtë. Ne jemi të përgatitur për një lojë me një kundërshtar të mirë, ne i kemi parë shumë video të tyre, ata kanë aftësi shumë të mira teknike, ata janë shumë të fortë por ne jemi të përgatitur për të fituar”

Paris Saint Germain, AC Milan dhe Manchester United mësohet se janë në garë për të nënshkruar me Ronaldon, i cili ka shënuar 406 gola në Madrid gjatë 396 paraqitjeve./arbresh.info

Të ngjashme