Skuadra franceze Paris Saint Germain ka mbajtur negociata të fshehta me agjentin e Cristiano Ronaldos në Cardiff.
32-vjeçari i ka thënë Real Madridit se do të largohet nga Spanja këtë verë nëse dënohet për evazion fiskal, transmeton portali arbresh.info. Cristiano Ronaldo nuk beson që se është trajtuar në mënyrën e duhur pas raporteve në Spanjë që pretendojnë se sulmuesi i ka borxh 13 milionë funta në taksa.
Nëse Ronaldo largohet nga kampioni evropian, Paris Saint Germain do të jetë i pari në garën për shërbimet e tij pas negociatave sekrete të zhvilluara me agjentin Jorge Mendes në Cardiff dy javë më parë.
‘Sportsmail‘ raporton që Mendes është takuar me presidentin e PSG-së, Nasser Al-Khelaifi, në kryeqytetin uellisan në pasditen e finales së Ligës së Kampionëve më 3 qershor. Disa orë para se Ronaldo të shkatërronte Juventusin në finale duke fituar me rezultat 4 me 1 në stadiumin Millennium, Mendes ishte në një takim dy orësh me biznesmenin Al-Khelaifi në hotelin ‘Hiltion Hotel’.
Mendes mësohet që se i ka treguar Al-Khelaifit në këtë takim rreth problemeve të pashmangshme të Ronaldos në Spanjë dhe presidenti i PSG-së ka kërkuar të vazhdoj të mbetet i informuar me zhvillimet./arbresh.info
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...