Nga sulmi ajror amerikan është vrarë një lider i ISIS-it

13:34 | 17 Qershor 2017
Arbresh.info

Nga një sulm ajror i Shteteve të Bashkuara në provincën lindore, Nangarhar në Afganistan, është vrarë drejtori i Shtetit Islamik (IS) për media, Jawad Khan, kanë thënë mbrëmë forcat amerikane.

Në sulmin e kryer më 3 qershor, cak i të cilit ishte një bazë kryesore e militantëve në rajonin Achin, janë shkatërruar komunikimet dhe lidhjet e grupit ekstremist, Shteti Islamik, në Siri, thanë forcat e Shteteve të Bashkuara.

Vrasja e personit, Jawad Khan, “do ta shkatërroj rrjetin Shteti Islamik, degradoj procesin e tij rekrutues dhe do t’i vështirësoj përpjekjet për ndërmarrjen e operacioneve ndërkombëtare”, tha nëpërmjet një kumtese, komandanti i forcave amerikan në Afganistan, John Nicholson.

Forcat amerikane dhe ato afgane janë duke luftuar kundër militatnëve të Shtetit Islamik në Nangarhar, prej janarit të vitit 2015.

Në muajin prill të këtij viti, Shtetet e Bashkuara e kanë hedhur një bombë masive në pozicionet e IS-it në Nangarhar, duke i vrarë më tepër se 90 militantë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme