Shitet për 22 mijë e 500 euro Q7-shi i Isa Mustafës

12:33 | 17 Qershor 2017
Arbresh.info

Vetura Audi Q7, të cilën e kishte përdorë Isa Mustafa gjatë periudhës sa kishte qenë kryetar i Komunës së Prishtinës, është vendosur në ankand.

Kjo veturë me vit të prodhimit 2011 që ka mbi 75 mijë kilometra të kaluara, është shitur për 22 mijë e 500 euro, në Shtëpinë e Ankandeve në Hajvali.

Vetura Audi Q7, është vendosur në ankand nga Komuna e Prishtinës, njofton Klan Kosova.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, që kur ka marrë këtë detyrë pati premtuar që do ta shes këtë veturë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme