Bashkësia islame e Kosovëska paralajmëruar ndëshkime për imamët që e shkelin vendimin e BIK-ut, sa i përket falljes së namazit të natës.
Sipas këtij vendimi, BIK obligon zyrat lokale që këtë namaz, të aplikuar nga besimtarët mysliman në dhjetë ditëshin e fundit të muajit të shenjtë të ramazanit, ta falin vetëm në një xhami kryesore të komunave, shkruan arbresh.info.
“Ata që nuk e përfillin këtë udhëzim dhe jo vetëm këtë, por për çdo shkelje që është bërë gjatë Ramazanit, do të merren masa disiplinore konform ligjeve në fuqi të parapara me Kushtetutën e BIK dhe rregulloreve që dalin prej saj,” shprehet ndihmës kryeimami i BIK-ut, Fatmir Ilazi.
Ky vendim erdhi rreth dhjetë vjet pasi bësimtarët kanë aplikuar vazhdimisht këtë llojë të faljejes në secilën xhami të Kosovës.
Lidhur me këtëndihmës kryeimami i BIK-ut, Fatmir Ilazi, në njëprononcim për arbresh.info thotë se ky vendim është marrë për arsye se xhamit qendrore tëçdo komune i plotësojnë kushtet për falje dhe po ashtu ka zvogëlim të numrit të xhematit (njerëz që aplikojnë faljën në xhami).
“Namazi i natës këtë vit dhe ato që pasojnë do të falet vetëm në njërën nga xhamitë e secilës prej komunave ku i kemi selitë e Këshillave të Bashkësisë Islame të Kosovës.”
Xhamitë përcaktohen nga vetë Këshillat, derisa BIK-u preferon që mundësisht të jetë xhamia qendrore në çdo komunë.
Kjo për arsye se thonë qëedhe i plotësojnë kushtet për falje, ka më tepër ndriçim, mund të kenë qasje më të lehtë të gjithë besimtarët.
Shkas tjetër për marrjen e këtij vendimi nga ana e Kryesisë, Ilazi thotë se janë vetë kërkesat e Këshillave të BIK gjatë takimevetë përbashkëta regjionale.
“Për disa arsye, ndër to: është zvogëluar dukshëm numri i besimtarëve gjatë namazit të jacisë dhe sabahut, namaz ditore të cilat janë obligative dhe kanë shumë më tepër vlerë se sa namazi i natës i cili fetarisht preferohet të falet në shtëpi e jo në xhami.”
Përjashtim nga ky vendim bën komuna e Prishtinës në të cilën namazi i natës do të falet në tre xhami të cilat i plotësojnë kushtet për akomodimin e xhematit dhe të veturave të tyre./F.Sh/arbresh.info/
Gjesti rrëfen në detaje se çfarë u bë shkak i ndarjes me Xhe...
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...