Kodi Penal i Kosovës ka paraparë denime të ndryshme lidhur me rastet kur vërtetohet se vetvrasja është kryer si rezultat i shtyrjës në vetvrasje nga një person tjetër bëjnë të ditur juristët, shkruan arbresh.info.
Loja e Balenës Blu në Kosovë ka marrë permasa shqetësuese sa i përket informimit në kategorinë më të ndijshme, atë të fëmijëve.
Kjo lojë sipas raportimeve të deritanishme është vdekjeprurëse dhe i shtyen të rinjë deri në vetëvrasje, por pavarësisht raportimeve se disa të rinjë në Kosovë i janë bashkuar kësaj loje, raste me fatalitet ende nuk janë lajmëruar.
Ehat Miftaraj, hulumtues në Institutin e Kosovës për Drejtësi ka sqaruar për lexuesit e arbresh.info nëse në Kosovë është vepër penale shtytja në vetëvrasje e një personi.
“Me shtytje për vetëvrasje nënkupton çdo veprim me të cilin te personi tjetër krijohet apo përforcohet vendimi që të bëjë vetëvrasje,” thotë Miftaraj.
Sipas tij, praktika juridike, njeh froma të ndryshme të shtytjës në vetvrasje, duke e bindur, frikësuar, apo duke prezantuar rrejshëm ndonjë situate.
“Kodi Penal i Kosovës ka paraparë dënime të ndryshme lidhur me rastet kur vërtetohet se vetvrasja është kryer si rezultat i shtyrjës në vetvrasje nga një person tjetër.”
Ai shton se dëimet nga gjykata mund të vijnë varësisht nga mosha e viktimë.
“Gjykata në rast të tilla mund të shqiptoj denime me burgim efektiv deri në dhjetë vite.”
Por, thotë se në rastet kur viktimë të kësaj vepre penale janë personat nën moshën katërmbëdhjetë vjet ose ndaj personit i cili nuk ka qenë i aftë për të kuptuar peshën e veprës së tij ose për të kontrolluar sjelljet e tij, gjykata në këto raste shqipton denim prej së paku pesë vite burgim.
Pas sensibilizimit të opinionit të realizuar nga Policia e Kosovë, lidhur me lojën “Balena Blu” vetëm gjatë të premtes janë lajmëruar gjashtë raste në kuadër të stacioneve policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, ku mund të ketë edhe raste te tjera te pa raportuara.
Policia e Kosovës në kuadër të sajë ka angazhuar me kohë njësitet e saja relevante duke përfshirë edhe njësitin e krimeve kibernetike për trajtim dhe hetim të rasteve të kësaj natyre./arbresh.info/
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg