Ende pa u hapur burgu zbulohet skema e mashtrimit me punësimet

09:48 | 17 Qershor 2017
Arbresh.info

Ministria e Drejtësisë ka zbuluar një skemë mashtrimi që lidhet me punësimet në burgje.

Referuar deklaratës së saj, bëhet me dije se ky mashtrim u zbulua pas një hetimi në IEPV e Shkodrës, ndërsa thekson se ka vënë në dijeni për këto fakte që disponon, Prokurorinë dhe Policinë.

Sipas të dhënave të MD-së, rezulton se punësimet janë kryer në 24 maj, ndërsa ky institucion i vuajtjes së dënimit hapet në shtator.

“Kanë krijuar akte të rreme sikur i kanë emëruar njerëzit. Në fakt nuk kanë bërë asnjë procedurë të vlefshme. Nuk është protokolluar asnjë akt zyrtar”, pohojnë burime nga Ministria e Drejtësisë.
vijon/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme