Një shqiptar 19-vjeçar ishte plagosur rëndë gjatë një grindjeje në një azil të refugjatëve në Neumünster. Atë e kishte therur me thikë një afgan 26-vjeçar. Shqiptari është operuar urgjentisht dhe është jashtë rrezikut për jetë, kurse 26-vjeçari është arrestuar, shkruajnë mediat gjermane.
Ngjarja kishte ndodhur të hënën mbrëma, kur ai edhe një afgan ishte përleshur në korridor të objektit. Sipas policisë, 26-vjeçari nga Afganistani kishte therur me thikë shqiptarin, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore në pjesën e sipërme, përcjell albinfo.ch.
Rojet e sigurisë kanë thirrur shërbimet emergjente dhe policinë. 19-vjeçari ishte operuar urgjentisht në spitalin Friedrich-Ebert dhe është jashtë rrezikut për jetë. 26-vjeçari u arrestua nga policia dhe akuzohet për tentativë vrasje dhe që nga e marta po mbahet në burgun e Neumünster. Ai është i njohur për policinë, pasi kishte thyer ligjin edhe më herët.
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...
Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...