Përveçse një yll i lindur në industrinë muzikore, për Rihanna-n duket sikur çdo gjë shkon thjesht shkëlqyeshëm. Si një ikonë stili që është dhe frymëzim për gjithë fansat e saj, ajo nuk kursehet aspak të tregojë më të mirën e vetes.
Në një nga eventet e fundit të Louis Vuitton të organizuar në Paris, 29- vjeçarja ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Sigurisht, përveç faktit që është thjesht Rihanna dhe kaq mjafton, veshja, trupi dhe gjithçka tjetër e bënin të pamundur t’ja hiqje sytë. Ylli i “Work”, dukej thjesht një divë e veshur me një fustan të bardhë i cili i nxirrte në pah më së miri linjat perfekte të këngëtares.
Por sigurisht, dihet që merita më e madhe nuk është e asaj që Riri vesh, por thjesht tek mënyra si ajo e mban veshjen, duke i dhënë jetë nga personaliteti dhe sjelljet që e kanë dalluar këngëtaren qysh herët nga koleget e saj. E lirshme dhe tërësisht unike, Rihanna na vërtetoi dhe njëherë tjetër se pavarësisht veshjeve apo kilogramëve të tepërta, gjithmonë do të marrë vëmendjen që do, e që në fakt meriton.
Sqarohen Edi dhe Gresa, kush kujt i kërkoi falje?
Rashkaj: UEFA është fajtori kryesor për ofendimet ndaj Kosov...
Opera ‘Goca e Kaçanikut’ do të shfaqet në Tiranë
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë a...
OpenAI lanson falas aplikacionin ChatGPT në Windows
Tahiri: Arbërien e “Pambukut dhe Kullashkut” vështirë se mun...