Google ADS

Man Utd nis bisedimet me mesfushorin Andre Gomes

22:52 | 16 Qershor 2017
Arbresh Info

Sipas raporteve në Spanjë, Manchester United ka nisur bisedimet me Barcelonën rreth transferimit të mesfushorit të shumëvlerësuar Andre Gomes.

23-vjeçari iu bashkua gjigantit katalunas nga Valencia verën e kaluar pavarësisht interesuar të madh nga Real Madridi dhe Manchester United, transmeton portali arbresh.info.

Barcelona ka paguar 29.3 milionë funta për Gomesin te rivali i tyre në La Liga, por reprezentuesi i Portugalisë ka pasur një sezon jo të mirë në Camp Nou.

Portugezi ka bërë vetëm 17 paraqitje nën udhëheqjen e trajnerit Luis Enrique.

Mourinho, i cili vazhdon të mbetet një tifoz i madh i bashkëkobasit të tij, ka shprehur interesimin e tij te Barcelona./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme