Ka vegjetarianë, ka veganë dhe tani ka edhe nga ata që nuk hanë fare…pothuajse fare.
I tillë pretendon se është një çift ekuadorian, që thotë se jeton “vetëm me ajër, energjinë që u transmeton hapësira…dhe 2-3 copa frutash në javë”.
Camila Castello, 34 vjeç dhe partneri i saj, 36-vjeçari Akahi Ricardi thonë se “menunë” e tyre me ajër kanë që në 2008-n që e praktikojnë dhe se e kanë humbur ndjesinë e urisë.
“Njerëzit mund të jetojnë pa ngrënë fare dhe këtë mund ta bëjnë lehtësisht përsa kohë janë të lidhur me energjinë që transmetojnë gjërat që na rrethojnë. Unë dhe Akahi nuk kemi ngrënë asgjë për tre vjet dhe tani hamë me raste ndonjë frut, vetëm për të provuar shijen e tij”, thotë Camila.
Sigurisht, nëse pretendimet e çiftit mund të verifikohen, ajo që bën më shumë habi është se 34-vjeçarja është nënë e dy fëmijëve të shëndetshëm.
“Shtatzëninë e parë nuk hëngra fare. Uria ishte një ndjesi e huaj për mua. Jetoja me dritën dhe energjinë që merrja prej saj. Që të gjitha analizat e mia dolën të shkëlqyera dhe linda një djalë të shëndetshëm. Isha e gatshme që të ndryshoja dhe të ushqehesha gjatë shtatzënisë, por nuk u ndjeva kurrë e uritur”, thotë më tej 34-vjeçarja.
Çifti ka një djalë 5-vjeçar dhe një vajzë 2 vjeçe, të cilëve nuk ua kanë imponuar “dietën” e vet në kuzhinë.
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?