Granit Xhaka ka zbuluar që Alex Oxlade Chamberlain ishte lojtari i parë i Arsenalit që e kishte mirëpritur atë pas transferimin prej 35 milionë funta nga Borussia Monchengladbach verën e kaluar.
Mesfushori 24-vjeçar tashmë ka shprehur se është i lumtur me faktin që ai dhe e fejuara e tij Leonita Lekaj ishin në gjendje të përshtateshin shpejtë në kryeqytet, veçanërisht në kulturën e re, transmeton portali arbresh.info.
“Ai [Alex] ishte i pari që më kontaktoi. Ai ma dha numrin e tij dhe më tha që mund ta telefonoj kurdo nëse kam nevojë për ndihmë. Ishte një pritje e mirë”, zbuloi Xhaka.
“Në të njëjtën kohë, lojtarët gjerman ishin gjithashtu të mirë duke më ndihmuar. Ishte më lehtë në fillim sepse komunikoja me lehtësi me ata dhe kërkoja ndonjë këshillë”
I pyetur nëse e fejuara e tij ka arritur të vendoset, Xhaka tha: “Ne ndihmi mirë këtu. Jam pak i befasuar se sa lehtë ka qenë. Londra është një qytet i madh me shumë mundësi. Unë dhe e fejuara ime e shijojmë kohën këtu”
Xhaka ka bërë 26 paraqitje në të gjitha kompeticionet për Arsenalin sezonin e kaluar dhe vetëm superylli Alexis Sanchez ka qenë më i rregullt në fushë se reprezentuesi shqiptar i Zvicrës./arbresh.info
Theret me thikë një burrë në Viti
Përleshja fizike mes 13 personave në Prishtinë, policia jep ...
Pati super paraqitje ndaj Bayernit por Raphinha pret edhe më...
Meloni: Marrëveshja Itali-Shqipëri për emigrantët do të funk...
Edon Zhegrova feston me plis në kokë fitoren ndaj Atleticos
Turqia sulmon caqe në Irak e Siri pas sulmit terrorist në An...