Cristiano Ronaldo mori vendimin për largim muajin e kaluar

19:34 | 16 Qershor 2017
Arbresh Info

Sulmuesi Cristiano Ronaldo raportohet se vendosi rreth largimit nga Real Madridi para finales së muajit të kaluar në Ligë të Kampionëve.

Superylli portugez i ndihmoi Real Madridit të fitoj gjatë këtij sezoni titullin në La Liga dhe Ligë të Kampionëve, transmeton portali arbresh.info.

Ronaldo shënoi hat-trick në çerekfinale dhe gjysmëfinale të kompeticionit më të madh në Evropë para se të realizonte dy herë kundër Juventusit në Cardiff. Por, larg nga fusha duket që Ronaldo nuk ishte në të vërtetë i përkushtuar në klub, të paktën kështu pretendon gazeta spanjolle ‘AS’.

Lexo edhe: Sa kushton superylli Cristiano Ronaldo?

Raporte të ndryshme sot (e premte) sugjerojnë që Ronaldo dëshiron të largohet nga Santiago Bernabeu pas frustrimeve rreth akuzave për evazion fiskal ndaj tij. Prokurorët spanjoll besojnë që 32-vjeçari duhet të paguante taksat për të ardhurat rreth imazhit të tij dhe është akuzuar për mashtrim të zyrës taksore për rreth 13 milionë funta, gjë të cilën portugezi e mohon.

Por, ‘AS’ pretendon se Ronaldo kishte vendosur për të ardhmen e tij në Madrid dy muaj më parë. Ata deklarojnë që 32-vjeçari i ka thënë agjentit të tij Jorge Mendes se dëshiron të largohet nga kryeqyteti spanjoll.

Megjithatë, Mendes ka kërkuar nga Ronaldo të qëndroj i qetë me frikën që kjo do të rrezikonte përgatitjet e Madridit për finale të Ligës së Kampionëve dhe formën e tyre në garën për La Liga.

Lexo edhe: “Çmenden” pas kosovarit Adnan Januzaj (FOTO)

Pavarësisht të qenurit i frustruar, Ronaldo dëgjoi këshillat nga agjenti i tij dhe vazhdon qëndrimin i qetë.

Por, pas përfundimit të sezonet dhe lidhjeve të fundit për mashtrim tatimor, ish ylli i Manchester United ka bërë të qartë se dëshiron të largohet këtë verë./arbresh.info

Të ngjashme