Google ADS

E ardhmja e Gianluigi Donnarummas nuk është në duart e tij

18:14 | 16 Qershor 2017
Arbresh Info

Njëri nga portierët më të mirë në botë, Gianluigi Donnarumma ka vendosur për të mos vazhduar kontratën e tij në AC Milan.

Reprezentuesi i Italisë është vetëm 18-vjeçar dhe tashmë ka kaluar dy sezone në njërën nga ligat më të vështira në Evropë, transmeton portali arbresh.info.

Milani tani është në një pozitë të vështirë sepse kontrata e Donnarummas skadon verën e kaluar. Manchester United, Real Madridi dhe Juventusi kanë shprehur interesim të siguruar transferimin e tij.

Po ashtu, edhe gjiganti francez Paris Saint Germain është duke vëzhguar situatën e tij.

Lexo edhe: Sa kushton superylli Cristiano Ronaldo?

Zhvillimi i ri do të thotë që tani janë në dispozicion skenarë të ndryshëm, por super agjenti Mino Raiola është faktori kryesor në vendosjen se ku do të përfundoj superylli. Real Madridi ka shtruar një ofertë prej 18 milionë funta, por diçka e tillë është refuzuar menjëherë. Megjithatë, “Rossonerët” janë në dijeni që do të detyrohen të shesin atë me një çmim më të vogël se që dëshirojnë.

Milani është i vendosur për të marr kontrollin e situatës. Ata nuk dëshirojnë të shesin atë te Juventusi, kështu që një marrëveshje për këtë verë do të thotë që vendimi se ku do të transferohet portieri është ende në duart e tyre.

Kampioni në Serie A do të dëshironte që Donnarumma të jetë zëvendësuesi i Gianlugi Buffonit, si për nga kualiteti ashtu edhe për nga gjatësia e të qenurit në dispozicion./arbresh.info

Të ngjashme