Chelsea beson që Antonio Conte është i lumtur në klub, pavarësisht spekulimeve se trajneri është duke shqyrtuar të ardhmen e tij.
Eksperti në ‘Sky Sports Italia’, Gianluca Di Marzio ka pretenduar mbrëmjen e së enjtes që raportet ndërmjet Contes dhe Chelseat kanë filluar të prishen për shkak të mungesës së investimeve, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, transmetuesi anglez thekson gjithashtu që italiani vazhdon të mbetet i vendosur tek londinezët, të cilët e presin atë të rikthehet për ndeshjet para sezonale në javën e parë të muajit korrik ashtu siç ishte planifikuar.
Përveç kësaj, drejtori i “Bluve” Michael Emenalo dhe Marina Granovskaia “janë në dijeni” rreth shënjestrave të Contes dhe “do të vazhdojnë përpjekjet për rekrutimin e tyre”.
Ish trajneri i “Azzurrëve” i siguroi Chelseat titullin në Premierë Ligë sezonin e kaluar, i cili ishte edhe i pari për të në Stamford Bridge./arbresh.info
Incizoi postbllokun e policisë afër Urës së Bistricës, arres...
Xuxi i thotë Xhenetës se nuk e ka ditur planin e Anisës për ...
Deklarata e Muratit për Prokurorinë Speciale, KPK: Përpjekje...
Policia Rajonale e Ferizajt shqiptoi 1 mijë e 297 gjoba gjat...
Policia sekuestroi 6 armë zjarri gjatë javës së kaluar
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku për 24 orë