Aktori i njohur shqiptar, Çun Lajçi, përmes një postimi ka shprehur mllefin e tij kundrejt politikëve kosovarë. Lajçi ka kritikuar PDK-në dhe LDK-në duke thënë se po largoni njerëzit që janë zëra ndërsa po merrni papagaj. Ai ka shtuar se njësoj do ta largonin edhe atë nëse do të ishte në politikë.
“Lum Rugova që iku para se t’vijë kohë qensh!” ka përfunduar Lajçi.
Postimin e plotë mund ta gjeni më poshtë
“Kohë qensh kjo kohë jueja
PDK e LDK
Tue mos dijtë se po ia sharroni vetës kamtë, i larguet zërat ( si Shpejtim Bulliqin) që thanë kufi asht Çakorri, e pranuet papagaj që flasin vetem shkronjat e partive tueja.
Ata që s’deshten me rrejt si ju, iken.Por turpi mbet i jueji.
Do t’me largojshit edhe mua, por fati e deshti që kurrë s’nuhata n’mykun e njenës e n’luksin e tjetrës.
Tash turruni e varuni n’qafat e Albinit e Ramushit tue lëpi nëshkrimet tueja për coptimin e atdheut. Por kot.
As Ramushi as Albini se ndryshojnë kufinin.
Lum Rugova që iku para se t’vijë kohë qensh!”
Paris Saint-Germaini merr një fitore komode ndaj Toulouse
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dh...
Çfarë është rezistenca ndaj antibiotikëve dhe përse konsider...
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të s...
Reshjet e borës, zv.ministri Durmishi: Ekipet e mirëmbajtjes...
Koreja e Jugut: Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Koren...