Google ADS

Truku çudibërës, ja çfarë ndodh nëse hidhni pak parfum në kërthizë

14:49 | 16 Qershor 2017
Arbresh.info

Parfumi është një një produkt i padukshëm në pamje të parë, por pa diskutim një prej atyre akesorëve më përcaktues në stilin e një personi. E keni pyetur veten pse na pëlqen një parfum?

Ndoshta sepse na kujton diçka. Ndoshta sepse na përfaqëson, na shpreh, na plotëson. E vështirë përgjigjja. Shqisa e të nuhaturit është ajo që ka ndërhyrje të menjëhershme tek kujtesa jonë, tek emocionet e njeriut dhe psikologjia e tij. Është e vështirë të përcaktosh nëse ekziston një ditë ose stinë e veçantë ku duhet përdorur vazhdimisht parfum, por njëzëri pohojmë që ditët e nxehta të verës do të ishin të paplota pa nuhatjen e aromave joshëse. Por e dini cili është sekreti i njerëzve që duken të parfumosur nga koka deri tek këmbët ?

Në qoftë se doni që parfumi juaj të qëndrojë sa më gjatë, duhet t’i kushtoni rëndësi një detaji të rëndësishëm siç është hidratimi i lëkurës, por mbi të gjitha ta hidhni në pikat e duhura të trupit. Që parfumi juaj të zgjasë sa më gjatë, duhet ta hidhni atë jo vetëm tek kyçet e duarve dhe qafa, por dhe në zona të tjera të ndjeshme të trupit si kërthiza .

Pikërisht siç e lexoni, hidhni parfum mbi kërthizë. Aplikimi i parfumit tek kërthiza e hidraton atë dhe sjell baraspeshën e duhur që aroma të zgjasë më shumë, si dhe krijon nxehtësi duke e bërë aromën e parfumit më të fortë. Modelet e Victoria Secret si Adriana Lima dhe Miranda Kerr janë ndër më të famshmet që e praktikojnë këtë truk çudibërës. Burimi ‘’Huffington Post’”

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme