Në kuadër të fushatë elektorale, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ndalesën e radhës e bëri në qytetin e Vlorës.
Nga aty, Basha nuk kurseu sulmet për kryeministrin Edi Rama, ndërsa tha se për 4 vite nuk mbajti asnjë premtim. Lideri i PD-së kujtoi shprehjen tashmë shumë të përdorur nga PS dhe LSI, për makinën me një timon.
Basha tha se duan timon, por ai s’ka motor. “E premtja duhej ta gjente këtë qytet plot me turistë, por gjatë ecjes pamë pensioniste që nuk mund të paguanin një kafe, studentë që endeshin pa një vend pune. Deputeti i parë Vlorës vjen dhe bën premtime të reja të barasvlershme me të para 4 viteve. 250m2 shesh ka kushtuar këtu 1 milion euro. Paratë e energjisë dhe faturave të rritura nuk i ka harxhuar për prioritetet e vlonjateve. Ka harxhuar 350mln euro për zyrat e shtetit”, tha ai.
Sipas Bashës, për 4 vjet Rama e beri lëmsh Vlorën dhe të pajetueshme për njerëzit e aq më pak për turistët. “Timon pa motor, lodër si ai i fëmijëve me të cilin luan në kurrizin tuaj, të familjarëve tuaj, te fëmijëve tuaj”, shtoi kreu demokrat.
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën