Google ADS

Ja cilat deputete vozisin vetura më të shtrenjëta

12:53 | 16 Qershor 2017
Arbresh.info

Edhe deputetet e legjislaturës së kaluar të Kuvendit të Kosovës, kanë deklaruar pasurinë e tyre në Agjencinë Antikorrupsion.

Shumica e deputeteve, pjesë të luajtshme të pasurisë së tyre kanë deklaruar edhe veturat, ku disa prejt tyre janë mjaft të shtrenjëta dhe të markave luksoze, shkruan Magazina.al

Kështu edhe për këtë vit dy nga deputetet e Kuvendit të Kosovës, ajo e PDK’së Blerta Deliu dhe Besa Gaxherri nga LDK, vazhdojnë të vozisin veturat më të shtrenjëta.

Deliu-Kodra, ka deklaruar një Mini Coper të cilit nuk i ka treguar vlerën, por sipas tregut ajo kushton rreth 20 mijë euro, ndërsa Gaxherri, ka deklaruar çmimin e veturës 18 mijë euro, por jo edhe markën e saj, raporton Magazina.al

Keq me veturë nuk është as deputetja boshnjake, Duda Balje, e cila vazhdon ta ketë Jeep’in e saj të tipit Tiguan, të cilin e ka vlerësuar me çmim prej 15 mijë euro, me një çmim të njejtë veturë vozitë edhe deputetja Sala Berisha-Shala, e cila nuk ka treguar markën e veturës që posedon.

11 mijë euro vetur, vozitë edhe deputetja Kimete Bytyqi, për nga çmimi e treta radhitet Time Kadrijaj, e cila ka deklaruar se vozitë veturë Golf Plus, me vlerë prej 10 mijë euro.

As Xhevahire Izmaku, nuk ka treguar tipin e veturës, por vetëm çmimin e saj prej 9 mijë euro, Teuta Haxhiu , ka vlerësuar Golfin e saj 4 me vlerë prej 8,450 euro, vetura e deputetës Mirjeta Kalludra ka një mim prej 8 mijë euro, por nuk dihet se farë marke është.

Ndërsa deputetet me vetura më modeste janë:

Salihe Mustafa– (Nuk ka deklaruar marken) 7 mijë euro

Shqipe Pantina – (Nuk ka deklaruar marken) – 5 mijë euro

Puhie Demaku – Citroen Xsara – 5 mijë euro

Lirije Kajtazi – (Nuk ka deklaruar marken) – 5 mijë euro

Zoja Osmani –Audi A6 -4 mijë euro

Margarita Kadriu – Mercedes ML,- 4 mijë euro

Ganimete Musliu– Audi A4 ( nuk ka deklraruar çmimin)

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme