Sot në mëngjes është djegur një autobus i linjës Podujevë-Prishtinë
Një autobus i udhëtarëve është djegur sot në mëngjes në magjistralen Prishtinë-Podujevë, konkretisht në fshatin Vranidoll.
Sipas dëshmitarëve nga vendi i ngjarjes bëhet fjalë për autobusin e kompanisë “Beni 2” që qarkullon linjën Podujevë-Prishtinë.
Autobusi ishte duke lëvizur ndërsa është djegur, ndërkohë mësohet se askush nuk është lënduar.
Për ta shuar zjarrin në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Policia e Kosovës dhe zjarrfikësit.
”Mos më thuaj mua nuk guxon” – Xheneta ia thyen pakot e prot...
Çoçaj: Ferat Shala më kërkoi t’i bashkohem SHIK-ut, me sigur...
Delegacioni i Maqedonisë së Veriut arrin në Kosovë, priten n...
Fitore Pacolli kapet keq me komentues për grantin 100 mijë e...
Po voziste nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Gjila...
Gjendet pa shenja jete në banjën e një shtëpie një grua në F...