Kryeministri Zoran Zaev ka caktuar ministrin pa resor Ramiz Merko si koordinatorë për të organizuar punët rreth shuarjes së deponisë në qytetin e Strugës, transmeton Zhurnal.mk
Duket se problemi në këtë deponi të qytetit të Strugës do të merr fund pasi që ministri Merko ka angazhuar të gjitha mjetet që kanë në dispozicion ndërmarrjet Ilinden dhe Victoria Invest dhe gjatë gjithë natës së mbrëmshme është hapur rruga deri tek deponia me qëllim që të mundësohet lëvizje më e lirë dhe punë më efikase për shërbimin e zjarrfikësve për të shuar fillimisht zjarrin.
Sot pritet që ministri Merko të zgjidh dhe problemin e vazhdimësisë së hedhjes së mbeturinave që në të ardhmen problemi të jetë i zgjidhur përfundimisht dhe banorët e qytetit të Strugës me rrethinë mos kenë problem me deponinë.
Ministri Merko mes tjerave premton se shumë shpejtë do të ndalohet edhe hedhja e mbeturinave në këtë deponi ndërkohë që ka nisur bisedimet me një kompani të huaj në kuadër të qeverisë që në një periudhë sa më të shkurtë kohore të bëhet dislokimi në tërësi i deponisë në një zonë ku nuk rrezikohen banorët e qytetit të Strugës.
Tottenhami ‘gjunjëzon’ Man Cityn – fiton me rezultat të thel...
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...