Sipas informatave të qasshme në internet, është paraqitur dhe po përhapet me shpejtësi një lojë ‘online’ mjaft e rrezikshme për fëmijë që quhet “BLUE WHALE GAME” apo ndryshme po njihet edhe si “LOJA VETËVRASËSE”, shkruan arbresh.info.
Nëse si prindër vëreni ndonjë shenjë tek fëmija juaj si p.sh.: humbja e disponimit, zgjimi herët në mëngjes, mungesa e oreksit për ushqim, mbyllja me orë të tëra në dhomë, qëndrimi për kohë të gjatë në kompjuter apo pajisje elektronike që ai apo ajo përdor, apo edhe mungesa e interesimit për aktivitete jetësore në përgjithësi, MENJËHERË konsultohuni me ndonjë PSIKOLOG dhe njoftojeni Policinë e Kosovës, në Tel: 192 ose në e-mail: [email protected] — FACEBOOK: /kosovopoliceZIMP .
Policia e Kosovës rekomandon të pyetni fëmijët tuaj se çka janë duke shikuar gjatë përdorimit të kompjuterit (telefonit të mençur, tabletit, laptopit). Është shumë me rëndësi që ju si prindër të kuptoni se çfarë web-faqesh fëmijët vizitojnë, me kënd komunikojnë në rrjetet sociale, çfarë aplikacionesh përdorin dhe çfarë kanë të instaluar në pajisjet e tyre./arbresh.info/
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...