Google ADS

Ky është personi më i ri i ekzekutuar në SHBA

08:49 | 16 Qershor 2017
Arbresh.info

Në moshën 14 vjeçare, Xhorxh Junuis Stinney bëhet personi më i ri që ekzekutohet në Shtetet e Bashkuara në shekullin e 20.

Stinney, afrikano-amerikan nga Karolina e Jugut, në vitin 1944 u dënua për vrasjen e dy vajzave të bardha 8 dhe 11 vjeçare; asnjë provë fizike nuk ekzistonte; prova e vetme kundër Stinneyt ishte fakti se vajzat kishin folur me të dhe motrën e tij pak kohë para vrasjes së tyre, si dhe dëshmia e tre policive të bardhë, në një gjykim që zgjati më pak se 2 orë.

Stinney u ekzekutua me karrige elektrike. Çështja Stinney, dhe procesi gjyqësor që çoi në ekzekutimin e tij janë cilësuar si “jashtëzakonisht të dyshimta dhe dështim i plotë i drejtësisë”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme