“Nga një refugjat, tashmë tek Roc Nation”, ky është njëri prej titujve të shumtë dedikuar reperit shqiptar, G4shi në mediat e huaja.
Artisti me origjinë shqiptare por me famë botërore sapo ka firmosur kontratën me një prej shtëpive diskografike më të rëndësishme në botë, “Roc Nation”, drejtuar nga Jay Z.
“Një duartokitje për “Roc Nation”. Së fundmi kam vendosur që të bashkëpunoj me Roc Nation. Jam shumë i lumtur sepse unë jam rritur në Brooklyn dhe Jay Z është një nga reperat e mi të preferuar. Më pëlqeu fakti që ata janë të interesuar të bashkëpunojnë me mua. Kisha shumë njerëz që donin të punonin me mua dhe të më menaxhonin por unë zgjodha ata pasi doja të shkoja në shtëpi, në Brooklyn”, shprehet G4shi në një intervistë të dhënë së fundmi.
Reperi shqiptar ka shpjeguar gjithashtu jetën e vështirë që ka kaluar si refugjat. “Kam qënë një refugjat gjatë gjithë jetës sime. Prindërit e mi duhet t’i shpëtonin luftës dhe emigruan drejt Afrikës, ku unë edhe motra ime kemi lindur. Dhe më e vështira është që unë kam qënë një i pastrehë pjesën më të madhe të jetës sime. Më duhet të mësoja anglisht. Duhet të mësoja një gjuhë të re në çdo vend që jetoja. Kam jetuar në 24 vende të ndryshme brenda një periudhe shumë të shkurtër. Prindërit e mi kanë sakrifikuar shumë për mua që të arrija çdo gjë. Kam 8 vjet që merrem me muzikë dhe askush nuk me jepte një mundësi, asnjë shtëpi diskografike por tani çdo label në Amerikë kërkon të bashkëpunojë me mua”, tregon G4shi. G4shi sapo ka publikuar projektin e tij më të ri muzikore “Turn Me Down”.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...