Samir Ujkani, kapiten i përfaqësueses së Kosovës, në emër të grupit të futbollistëve i është drejtuar përkrahësve të përfaqësueses me një mesazh për situatën e fundit të shkaktuar.
Ditëve të fundit disa lojtarë kanë reaguar kundër selektorit Albert Bunjaki, pas mospërfshirjen e tyre në ekip në përballjen e fundit me Turqinë në Eliminatoret për Botërorin 2018.
Ujkani ka folur për humbjet e njëpasnjëshme si dhe ka deklaruar se gjithçka që është arritur deri tani është falë punës së Federatës, selektorit dhe bashkëpunëtorëve të tyre.
Në fund ai ka kërkuar që tifozët të mos ndërpresin përkrahjen për përfaqësuesen.
Kjo është letra e tyre:
I dashur popull i Kosovës,
Nuk po u drejtohem për të gjetur arsyetime, as për të larguar përgjegjësitë e secilit prej nesh, por për të treguar se më shumë se çdo kush tjetër jemi ne futbollistët ata që e ndjejmë peshën e këtyre humbjeve, sepse ndjejmë shumë përgjegjësi kur veshim atë fanellë, që për ne është pjesë e lëkurës, është identiteti ynë.
Ne jemi këtu falë punës së palodhshme të federatës e kryesisë së saj, fal selektorit dhe bashkëpunëtorëve të tij dhe fal insistimit të njerëzve që ia donë të mirën Kosovës. Jemi këtu për të respektuar popullin prej të cilit vijmë, jemi këtu, sepse Kosovën e ndjejmë më shumë se çdo gjë tjetër, jemi këtu sepse të bashkuar emrin e Kosovës do ta ngrisim shumë lartë.
Jemi këtu sepse kemi një staf udhëheqës në federatë që ka triumfuar mbi çdo sfidë që i është paraqitur dhe ka arritur ta anëtarësoj Kosovën në FIFA, ndonëse shteti nuk e kishte e nuk e ka akoma as edhe një stadium për t’ i zhvilluar ndeshjet tona në Kosovë, por ata i’a dolën të na fusin në këtë nivel.
Të gjithë së bashku, duke filluar nga Kryetari i Federatës, Selektori dhe të gjithë futbollistët kemi derdhur shumë djersë e mund për të vu themelet e këtij ekipi, të cilin jemi gati ta mbrojmë me cdo kusht.
I fortë nuk është ai që nuk rrëzohet, por ai që bie e ngrihet përsëri. Vetëm të bashkuar mund të ringirhemi, na lejoni t’ ia arrijmë këtij qëllim, sepse zemra na është djegur rrugëve të Evropës kur kemi besuar te Kosova më shumë se askush tjetër, aso kohe këtë nivel vetëm e kemi ëndërruar, na lejoni që tash të gjithë sëbashku ta realizojmë këtë ëndërr.
Në emër të grupit të futbollistëve,
Samir Ujkani, kapiten #unëbiriytkosovë
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...
Rrahmani e Krasniqi startojnë nga minuta e parë ndaj Atletic...
Ish-udhëheqësit e UÇK-së, letër trupit gjykues: Ruani paansh...
Lewandowski në kërkim të golit të 100 në Ligën e Kampionëve
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...