Përveç kanabisit dhe lëndëve narkotike të tjera, një tjetër lloj droge po konsumohet nga të rinjtë shqiptarë.
Kraku, ose e thënë ndryshe marrja e kokainës në formë djegieje me bidon ose me llullë, është trendi më i ri që ka vënë në alarm policinë dhe institucionet e tjera përgjegjëse.
Trendi i ri i përdorimit të krakut konfirmohet edhe nga Shërbimi i Toksikologjisë, ndërsa Top Channel intervistoi një përdorues, i cili tregon pasojat shkatërruese.
“Droga është në modë. Kjo është fatkeqësia më e madhe e shoqërisë shqiptare. Kalimi nga përdorimi i përditshëm i kokainës te kraku vjen si pasojë e konsumimit të lartë të kokainës së pastër. Duke kaluar te kraku, shkatërrimi është total. Nga ana sociale shkatërron këdo që del përpara, është një tajfun i frikshëm, ose ortek që merr gjithçka ka përpara. Të shkatërron nga të gjitha drejtimet, moralisht, besueshmërisht me njerëzit. Shkatërron figurën dhe karakterin tënd, por edhe ekonomikisht. Nëse je konsumator i rregullt i krakut, shkatërrohet edhe miliarderi më i madh që del përpara”, thotë përdoruesi.
Sipas studimeve, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë vendi ku konsumohet më shumë krak, ndërsa në Shqipëri, mosha e përdorimit të saj varion nga 25 deri 45 vjeç. Një gram kokainë që përdoret si krak, në Shqipëri kushton nga 8 deri 12 mijë lekë, në varësi të cilësisë.
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...